Vetëm që Ajka të hajë… shihni çfarë bën e ëma e Xhensilës për mbesën

1969
0

Momenti i ushqyerjes së fëmijës së vogël, është një prej sikleteve më të mëdha.

Këtë gjë e di mirë çdo prind, por edhe familjarët e tyre të cilët iu vijnë në ndihmë.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar një video ku tregon se çfarë heq e ëma, në mënyrë që Ajka të hapë gojën.

“5 herë në ditë i njëjti spektakël!! Nëna Zana në aksion”, shkruan Xhensila, teksa në video shihet nëna e saj duke kërcyer me këngën emblemë të fëmijëve “Baby shark”, vetëm që vogëlushja të hajë.

Ajo dëgjohet që ti thotë vogëlushes “Ajka haje s’e nuk bën nëna kështu më pastaj”.

E argëtuar nga ky moment, Xhensila e ka filmuar gjithë skenën e gjyshes me mbesën.