Njoftim i rëndësishëm për ata që do të udhëtojnë drejt Italisë

1410
0

Të premten në datën 6 shtator, i gjithë sistemi i transportit në Itali ka paralajmëruar një grevë të përgjithshme prej 24 orësh. Ndërkohë, nga greva pritet të preken dhe qytetarët shqiptarë që kanë parashikuar të udhëtojnë në këtë datë drejt vendit fqinj. Për këtë arsye, me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti i Aviacionit Civil ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë, se gjatë kësaj dite do të ketë vonesa në nisje dhe mbrritje të pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar,ka lajmëruar të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të ndodhi dhe do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulllimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali. Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj”, shkruhet në njoftim.