“Fjalia e parë që mësova në shqip ishte nga ky qytet – ja korçare, ja hiç fare!” u tha Ambasadori Donald Lu qytetarëve në Korçë.
Marrëdhënia e gjatë e Korçës me emigracionin në Amerikë, prej më se një shekulli, u festua me aktivitete simbolike në “Pazarin e vjetër” të qytetit, ku prania e diplomatit Lu ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
“Mësuesja ime e parë në Amerikë për gjuhën shqipe ishte korçare dhe një nga fjalitë e para që kam mësuar ishte ‘Ja korçare, ja hiç fare’. Kam mësuar gjithashtu që ushqimi dhe muzika nga Korça janë më të mirat.
Lu: Një nga fjalitë e para që kam mësuar ishte “Ja korçare ja hiç fare”. Kam mësuar që ushqimi nga Korça është më i mirë. Unë shpresoj se të gjithë në Korçë mund të vizitojnë Amerikën.
Më tej, Donald Lu vizitoi edhe këndin e kuzhinës, ku simbolikisht ishin përgatitur gatime tradicionale amerikane. Ambasadori pranoi jo vetëm të shijonte këto gatime, por nuk hezitoi që për pak kohë të ishte ai kuzhinieri.