Një lajm i gëzueshëm për fansat, rikthehet Flori Mumajesi: Kam humbur instiktin… (VIDEO)

579
0

Pas shumë kohësh Flori Mumajesi bëhet i gjallë me zë dhe figurë. Pak orë më parë, këngëtari ka publikuar një video në Instagram, ku shprehet se është bërë kohë pa postuar, ndërsa u është mirënjohës të gjithëve.

Flori po ashtu në mesazhin e tij thekson se shumë shpejt do të rikthehet edhe në muzikë.

‘U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur instiktin e postimeve. Por nuk kam humbur diçka që është shumë e rëndësishme, është mirënjohja. U jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë dërguar mesazhe, që më kanë shkruar, uruar, miq kolegë, familjarë të njohur dhe të panjohur.

Çdo urim ka qenë një motivim për të qenë shumë shpejt pranë jush qoftë si Flor fizikisht, qoftë si Flor nëpërmjet muzikës.

Faleminderit për cdo urim’, ka theksuar këngëtari.

Kujtojmë se Flori prej muajsh nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor, ndërsa ai mungoi edhe në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar pak orë më parë, këngëtari nuk e ka treguar arsyen e kësaj mungese të gjatë, ndërsa në media u aludua se ka pasur probleme financiare.

Megjithatë rikthimi i tij është një lajm i gëzueshëm për fansat e këngëtarit.