Një peshkaqen është kapur ditën e sotme në veri të ishullit të Sazanit, jashtë gjirit të Vlorës.
Mësohet se peshkaqeni dhelpër ishte i gjatë rreth 3,3 metra dhe peshonte 200 kg. Ai nuk konsiderohet nga grabitqarët detarë më të rrezikshëm, por gjithsesi nuk është miqësor.
Ai futet në llojin e specieve në rrezik zhdukje, nuk rri në afërsi të bregut të detit dhe gjithmone lundron në thellësi të mëdha.
Kjo është hera e dytë që një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare brenda më pak se dy javësh. Më 13 gusht, një peshkaqen i vogël është kapur në plazhin e Radhimës. Edhe pse ishte vetëm 1,5 metra i gjatë, ai ka shkaktuar panik te pushuesit.