Për dy peshq.. Zbulohet më në fund çfarë ndodhi mes familjes së miliarderit spanjoll dhe Mihal Kokëdhimës

3371
0

Mësohet se gjithçka ka nisur për porosinë që turistët kanë dhënë. Ata kanë porositur 5 peshq, ndërkohë që nga restoranti është këmbëngulur t’i sillen 7 të tillë, duke thënë se ky është numri i peshqve që ata kërkuan.

Kamerierët kanë njoftuar edhe Mihal Kokëdhimën, i cili e përgatiste vetë peshkun në kuzhinë. Ai ka dalë me shpejtësi duke i shkuar i irrituar turistëve në tryezën e tyre, së bashku me zgarën me 7 peshq duke ja përplasur në tavolinë.

Turistët janë ndjerë të fyer nga ky veprim, dhe pas debateve dhe sulmeve edhe fizike që kanë marrë nga pronari, kanë vendosur të largohen. Por siç edhe video dëshmoi, Kokëdhima i ka ndjekur nga pas duke ju hedhur mbi makinë.