Incidentet me turistët e huaj që kalojnë verën në Shqipëri nuk kanë fund.
Pas Mihal Kokëdhimës me turistët spanjollë në Porto Palermo, të tjera lajme të hidhura vijnë, kësaj here nga kryeqyteti. Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, shkruan në rrjetet sociale se një çift gjermanësh, kanë kallëzuar në Polici se një person iu ka rrëmbyer valixhen me sende personale. Ndërkohë që më herët, një hungarezi i kanë thyer xhamat e makinës në Shëngjergj.
Postimi i Anila Hoxhës në rrjetet sociale:
Vazhdojme…. pas hungarezit qe i thyen xhamat e makines ne Shengjergj,
ankohen gjermanet! Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorston banues ne
Hanover, kallzojne ne polici se ne oren 11.30 ne Tirane,ne rrugen
“Petro Marko”, nje person i paidentifikuar ju rrembeu valixhen brenda te
ciles kishin veshje dhe sende personale !
Vijon…