Pas publikimit të videos, çfarë po ndodh sot në lokalin në Porto Palermo

2036
0

Tani të gjithë i kanë parë pamjet ku turistët spanjollë dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë u konfliktuan me pronarin e lokalit “Panorama”, Mihal Kokëdhimës.

Teksa biznesmeni është shoqëruar ne ambientet e policisë, ku do të japë llogari për veprimet e tij, lokali po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Policia, pasi arrestoi 51 vjeçarin Kokëdhima pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Restoranti “Panorama” ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Restoranti mund të shembet këto ditë, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Policia dhe autoritetet përkatëse për momentin janë duke shqyrtuar dokumentacionin ligjor të lokalit.