Parashikimi i papritur për javën që vjen, sinoptikanët ngrenë alarmin

2955
0

“Vera këto ditë dukej se kishte gjetur një ekuilibër të mirë. Por sipas ekspertëve të motit, vala e pestë e të nxehtit afrikan po arrin në gadishullin tonë. Java e ardhshme do të jetë e jashtëzakonshme, shpjegojnë ekspertët e ilMeteo.it”, shkruajnë mediat italiane.

Sipas meteorologëve, disa zona do përjetojnë temperatura përvëluese, ndërsa të tjera stuhi të forta e breshër.

Nga e hëna më 19 gusht, Sardenja, Siçilia dhe rajone qendrore të Tirrenit, shpjegon Salvatore de Rosa, meteorolog i ilMeteo.it, do kenë temperatura të larta.

Por ditët më të nxehta thonë sinoptikanët do të jenë ndërmjet ditës së martë 20 gusht dhe të enjtes 22 gusht, kur i gjithë rajoni nga Qendra-Jug dhe ishujt do të arrijnë në temperatura deri në 40 ° C dhe 38 ° C, (veçanërisht në Toscana dhe Umbria), dhe Romë.

Valës së nxehtësisë do t’i shpëtojnë vetëm pjesërisht rajonet veriore, të prekura nga rrymat e Atlantikut, të cilat do të gjenerojnë stuhi në zonën e liqeneve Lombard, pastaj në Trentino dhe zonën e sipërme të Belluno.

Kushtet e motit do të vazhdojnë të pandryshuara, vijon eksperti – deri të Premten në 23 gusht, kur pritet një ndryshim në fundjavë.