Skip to content

MInistri Klosi takohet me turistët spanjollë

    Familjen spanjolle që ra pre e një konflikti me pronarin e restorantit në Porto Palermo, e ka vizituar ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Në profilin e tij në Facebook, Klosi shkruan:

    “Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja,  që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve”.

    Klosi shton se, ashtu sikurse i kishte pohuar edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, “një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë”. Në status, Klosi thotë se familja spanjolle ka vlerësuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë