Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani që ndërroi jetë mesditën e djeshme e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij.
Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.
Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit. Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij.
Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë. Familaj e tij është njoftuar ndërkohë që ishin nisur nga pushimet në Sarandë drejt Tiranës.
Ata ishin përgatitur për të pritur familjarin e tyre në aeroport, që duhet të mbërrinte rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme. Por fatkeqësisht në vend të Gjergjit familja mori lajmin e hidhur.
Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë./shn/