Një asistente fluturimi Louise Vadebonceoeur, publikoi në profilin e saj në Instagram një video
të realizuar gjatë një udhëtimi low cost në Kanada, me anë të së cilës tregohet mënyra e duhur se si duhet zbritur nga avioni.
Në pamjet që noa.al sjell më poshtë, shihet se si pasagjerët e ulur në fund, i’u lënë radhë që të zbresin të parët, atyre që janë ulur në fillim.
Gjatë kësaj kohe, ata qëndrojnë të ulur në vendin e tyre duke pritur radhën.
“Këta burra dhe gra punojnë në një platformë nafte, por kur zbresin nga avioni më lënë pa fjalë”, shkroi Vadebonceoeur.