Aktori Albano Bogdo marrë një vendim të papritur duke deklaruar se do të heqë dorë nga çdo mjet komunikimi elektronik përfshi rrjetet sociale.
“Që nga sot kam vendosur të zhduk të gjitha rrjetet sociale dhe mjetet elektronike të komunikimit. Facebook, Instragam, do të heq edhe internetin dhe do të fik edhe telefonin për një kohë të gjatë. Mendoj se jemi skllevër të teknologjisë Me siguri do të dal në përfundimin të lë edhe ekranin”, shprehet ai ndër të tjera në video.
Krahas videos ai ka shkruar:” Dua të bëj një pushim. Dua te jetoj i lirë. Nuk dua të jem skllav i parave apo i teknologjisë, aq me pak, i famës, e cila është gjeja më e parëndësishme në jetë. Ju falenderoj”.