Një kabinë pushimi dhe disa makina janë përfshirë nga flakët këtë të dielë në Gjirin e Lalzit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku informacionet paraprake bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një nga kabinat e pushuesve dhe më pas është përhapur.
Ndërkohë deri më tani fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset që janë duke punuar për lokalizimin e flakëve.