Në vitin 2017 vajza e ish-deputetes demokrate Jozefina Topalli, Megi, i dha fund lidhjes disavjeçare me këngëtarin Luiz Ejlli.
Siç duket ajo e ka hedhur pas krahëve ndarjen pasi vetëm pak ditë më parë u zbulua se Megi është në një lidhje të re dhe se madje ka nisur dhe bashkëjetesën me partnerin e saj të ri.
Siç duket lidhja mes tyre tashmë është serioze pasi ditën e djeshme, burime pranë Megit kanë treguar për ‘IconStyle’ se vajza e Topallit është në pritje të ëmbël.
Megi është në muajit e fundit të shtatzënisë dhe madje ka mbaruar dhe blerjet për bebushin që pritet të vijë në jetë.
Ndërkohë në rrjetet sociale ajo prej kohësh nuk ka hedhur një foto ku të shfaqet i gjithë trupi.