Shoferi i autobusit bën për një lek 19-vjeçaren: ku shkon me pantallona kaq të shkurtra? Zbrit poshtë!

2365
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda në autobus në Malmo të Suedisë.

Shoferi i autobusit i ka bërë moral një vajze të re pasi kishte parë që ajo kishte dalë e veshur me pantallona shumë të shkurtra. Ai e ka përzënë atë nga autobusi pasi vuri re që kishte ekspozuar shumë trupin.

19-vjeçarja Amanda Hansson mbeti e turpëruar nga veprimi i shoferit.

E reja bëri edhe një postim në Facebook pas rastit, ku shkroi se ishte veshur në mënyrë etike duke marrë parasysh që temperatura ishte 27 gradë celsius.

Ajo shkroi:

Kam një pyetje, çfarë lloj s *kzizmi është ky? Asnjëherë në jetën time nuk jam ndjerë më e posh tëruar”.
Shoferi është pezulluar nga puna dhe pritet që në ditët në vazhdim të njihet me rezultatet e hetimit.