Pushimet në gusht? Meteorologët japin lajmin e keq

2178
0

Keni planifikuar t’i bëni pushimet në muajin gusht? Nuk kemi lajme shumë të mira për ju. Meteorologët kanë parashikuar një muaj jo të qëndrueshëm dhe me vranësira.

Java e parë e gushtit do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me luhatje temperaturash.

Temperaturat do të jenë në favor të pushuesve vetëm pas datës 5 gusht.

Do të kemi ardhje të masave ajrore të cilat janë me origjinë nga veriu i Afrikës. Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që në pjesën e parë të variojnë nga 32 deri në 35 gradë celsius.

Kujtojmë se si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin tonë, gjatë së dielës u rrezikuan disa pushues në plazhe, ndërsa dy të tjerë humbën jetën.