Surprizat e motit: Rrebeshe dhe stuhi, ky është parashikimi për ditët në vijim

1282
0

Sinoptikanët: Temperaturat do të bien me 8 gradë

Moti nuk i ndal surprizat as në kulmin sezonit veror.

“Këto ditë të nxehta Korriku janë ideale për plazhin, por për qytetarët që presin ulje të temperaturave moti në vazhdim duket në favor të tyre”.

Kohë e freskët dhe rrebeshe shiu duke nisur nga e diela e 28 Korrikut.

Lajda Porja, meterologe: Gjatë të dielës një pjesë e mirë e territorit, kryesisht veriu dhe qendra, do të kenë herë pas herë rrebeshe të shoqëruara edhe me stuhi të forta ere. Ndërsa në zonat jugore shirat do të jenë të izoluar. Kjo do të zgjasë deri në hënën.

Nga e hëna temperaturat do të pësojnë rënie deri në 8 gradë.

Lajda Porja, meterologe: Do të kemi një ndryshim që nga e hëna që pritet 7 deri 8 gradë renie. Do të jetë një mot më i freksët me max 31, 32 gradë . Kjo situatë na shoqëron deri në mesin e javës, pra e hënë, e martë, e mërkurë, më pas nga data 5 presim sërish masa të nxehta dhe rritje të temperaturave. 

Korriku i këtij viti është cilësuar si ndër muajt më të nxehtë ndër vite krahasuar edhe me verën e vitit të kaluar.