Haradinaj niset drejt Hagës, bashkëshortja e tij i prek të gjithë dedikimin

727
0

Anita Muçaj Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj është shprehur pak para udhëtimit të ish-kryeministrit drejt Hagës.

Përmes një statusi në Facebook, ajo shprehet se është hera e tretë po mbajnë mbi supe peshën e rëndë të fatit të hidhur të vendit.

Zonja Haradinaj thotë se bashkëshorti i saj përballë tij ka persona që ndihen të vegjël dhe nëse ata do të shkonin ndonjëherë në ndonjë process gjyqësor do të shndëroheshin në grimca.

Në fund, zonja Haradinaj i drejtohet bashkëshortit të saj, duke thënë se po e pret me tre fëmijët e tyre, Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me të gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior.

Statusi i plotë:

…Sepse eshte hera e trete qe po mbajme mbi supe peshen e rende te fatit te hidhur Kosoves…

Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia.

Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!