Merr fund epoka e serialeve turke, zbulohet surpriza e madhe në TV Klan

3520
0

Serialet turke prej vitesh tashmë janë kthyer në të preferuarat e publikut e që zënë një orar të konsiderueshëm në kanalet shqiptare. TV Klan ka qenë ndër televizionet e para që solli në Shqipëri serialet më të ndjekur turk që thyen shifra rekorde audience që nga Ezel, Gymysh, Kuzey Guney etj.

I ftuar sot tek “Rudina”, drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani zbuloi se në sezonin e ri televiziv do të rikthejë telenovelat braziliane.

Alberti tregoi se pas mbarimit të serialit “Dyshja fantastike”, do të nisë në TV Klan një telenovelë braziliane. Por jo vetëm kaq.

Në shtator në TV Klan do të nisin 6 seriale amerikan të Netflix, tha Dumani.

Alberti tregoi se seriali “Vrrasie të vogla” do përfundojë në tetor dhe pas tij do nisë një serial i ri.

Alberti tregoi gjithashtu se seriali më i suksesshëm i këtij sezoni ka qenë Ertugrul i cili sapo përfundoi sezonin e tij të pestë dhe në dhjetor pritet të fillojë sezonin e gjashtë. Në sezonin e gjashtë rolin kryesor do e luajë Burak Ozçivit./Xing.al