Temperaturat do të ngrihen sërish në kontinentin evropian, ku temperaturat e larta do të rikthehen, ashtu si dhe në pjesën tjetër.
Po ashtu kësaj vale të nxehti nuk i shpëton as vendi ynë, ku rritja e temperaturave do të jetë me disa gradë celcius.
Më e rrezikuar duket se është sërish Franca, që po shkon drejt një vale të dytë përvëlimi. Afshi i nxehtë do të nisë të ndihet atje që nga fundjava dhe deri të paktën, shumica e vendit pritet të përfshihet nga temperature që kapërcejnë 35 gradët celsius.
Nga sa paralajmëron “MeteoFrance”, e mërkura dhe enjtja e javës së ardhshme do të shënojnë pikun e vapës në këtë vend, me termometrin që pritet të tregojë 39 deri në 40 gradë Celsius.
Franca megjithatë nuk do të jetë e vetmja që do të bëjë llogaritë me të nxehtin përvëlues: javën e ardhshme, me një vapë mbytëse pritet të përballen edhe Gjermania, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Holanda, Spanja e Portugalia.