Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, kompozitori Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi që prej vitit 2017 jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kanë nisur një jetë të re.
Prej kohësh nuk e kemi parë Mirën, por së fundmi ajo është rikthyer në Shqipëri për disa ditë pushime. Ajo është fotografuar në një nga sallonet e bukurisë në kryeqytet me pamjen e saj të re dhe duhet thënë se vitet janë ndalur për Mirën.
Këngëtarja ka mbetur një zonjë shumë sharmante dhe me buzëqeshje të ëmbël.
Kujtojmë që Mira dhe Shpëtimi janë prindër të dy fëmijëve.