I dinim të ndarë prej vitesh, Bleona dhe Ganiu na paskan mbajtur diçka të fshehtë

1317
0

Lidhja e këngëtares shqiptare Bleona Qeretit me Gani Bardhën, ka qenë e komentuar në media prej vitesh. Ndarja e tyre bëri bujë dhe ishte një shembull mirëkuptimi dhe mbajtjes së raporteve solide.

Mirëpo historia e ndarjes së dyshes paska pasur detaje të tjera të cilat janë zbuluar tek tani. Bleona dhe Ganiu në regjistrat shqiptarë kanë figuruar të martuar deri këtë muaj, përpos procedurave të divorcit në Amerikë të zhvilluara në vitin 2011.

Ky detaj është kuptuar nga një aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë të cilin e ka siguruar ‘Prive.al’, ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga z.Bardha, paneli i gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer në SHBA.

Siç duket nga punët respektive dyshja paskan harruar të ndahen me letra.