Pranoi postin në administratën e Ramës pa rrogë, zbulohet lëvizja e fundit e Eni Vasilit

559
0

Disa dië më parë, mediat online raportuan lajmin se gazetarja dhe autorja e emisionit Open, Eni Vasili, ka marrë një post të lartë në administratën e Edi Ramës dhe me një shpërblim të majmë.

Por ky lajm nuk qenka i vërtetë.

Vasili është propozuar si anëtare e Këshillit të Statistikave, si përfaqësuese e sektorit të medias.

Këshilli i Statistikave është organ i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it, në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare.

Këshilli i Statistikave përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe medias dhe sipërmarrësit privatë.

Sigurisht, që puna e gazetarit lidhet mjaft me statistikat dhe gazetarja Vasili ka një eksperiencë të gjatë në fushën e medias dhe emisioneve televizive, që shpesh përdorin të dhënat statistikore. Surpriza na rezultoi në faktin se ky nuk është një post pune dhe as një post në administratë, por mund të konsiderohet një kontribut, pasi nuk ka as rrogë dhe as shpërblime.

Mesa duket, gazetarja Eni Vasili ka pranuar të jetë anëtare në një këshill, edhe pse nuk ka asnjë pagesë, thjesht për të dhënë eksperiencën e saj si gazetare.