Shquhet perlat që nxjerr nga goja, dëgjoni ‘xhevahirin’ e fundit të Nard Ndokës

1473
0

“Kur rrit çmimin e naftës, ja bën “naftën” të gjithë çmimeve të tjera zinxhir!”

Kjo është shprehja më e re e Nard Ndokës, ish deputetit i cili njihet për thëniet e tij të famshme. Duke komentuar situatën aktuale politike dhe ekonomike ku ndodhet vendi, Ndoka ka krijuar edhe shprehjen e radhës e cila ka marrë shumë “haha” në Facebook.

Batutat e tipit “Uji i nxehtë është më i nxehtë se uji i ftohtë”, “1000-lekëshi është i barabartë me dy 500- lekësha”; “Në verë bëhet vapë”, “Ai që është i varfër, nuk është i pasur” janë vetëm disa “thënie” në rrjetet sociale të cilat kanë për “autor” Nard Ndokën, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe një nga personazhet më paqësorë të politikës shqiptare.