Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Tempora” ku ka folur për herë të parë hapur për pasurinë e saj. Monika ka treguar se nuk është aspak e varfër dhe se pasurinë e saj e ka nga babai i cili ka qenë brigadier në kohën e komunizmit.
Ajo ka shtuar se pasurinë e ka falë tokave të të atit dhe ka rrëfyer hapur dhe mënyrën se si e ka blerë vilën luksoze në Gjirë të Lalzit, e cila është komentuar shumë në media.
“Nuk kam komplekse që të them jam e varfër. Nuk jam e varfër. Pasurinë e kam për hir të familjes sime dhe të babait tim. Ai ka qenë brigadier, por përjashtohej nga regjimi sepse ishte kokëderr si puna ime. Ai përfitoi një pronë në atë kohë. Zuri një buzë tokë krah lumit të Lanës dhe ndërtoi vilë. Atë vilë ne sot e kemi rrëzuar dhe e kemi bërë pallat. Ato janë 16 mijë metra katror. Kur kemi marrë vilën në Lalëz e kemi marrë me 450 euro metra katror. E kemi shkëmbyer me disa ambiente në pallat, me 450 metra ambiente te pallati”, përfundoi Kryemadhi.