“Mirëmëngjes të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju!”
Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta teksa publikon një video pas një shëtitje me qenushin Darko.
Por në këtë postim, Meta nuk kursen thumbat e kamufluar për miqësinë mes qenit dhe maces.
Ai përshëndet Sashën macen e tij të dashur dhe shton se ngjajnë shumë dhe shpreson që të takohen së shpejti.
“Thonë se macet me qentë nuk shkojnë, por ky nuk është rasti”, shprehet Presidenti.
Duket si një nënkuptim për qenin dhe macen dhe takimin e munguar mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Bosnje, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë.