Gjesti që i preku të gjithë/ Gruaja kapet duke vje dhur, por ajo çfarë bëjnë policët është e pabesueshme (Video)

1915
0

Tre policë kanë marrë së fundmi vëmendjen e të gjithë rrjetit dhe mediave pas gjestit human që bënë për një grua. Një grua është kapur duke vjedhur ushqime në një supermarket në Manhattan, mirëpo në vend që ta arrestonin, tre policë të departamentit të policisë së New Yorkut janë ofruar për të paguar për ushqimet e zonjës.

Një foto ku gruaja që u përpoq të vidhte ushqimet shihet duke qarë përball arkës, teksa policët po paguanin ushqimet e saj ka prekur të gjithë rrjetin dhe është shpërndarë gjithandej.

Tre policët emrat e të cilëve janë Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera treguan gjithë ngjarjen në një konferencë për shtypë. Sipas tyre ata po shkonin në supermarket, kur roja i dyqanit u tha se gruaja në fjalë po përpiqej të vidhte ushqimet.

“E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ajo mu përgjigj se ndihej e uritur dhe pasi pamë çantat, ne vendosëm të themi: ‘Ne do të paguajmë për këto’, tha Sojo teksa shtoi se nuk priste që ky gjest të bëhej kaq viral.

“E dini, unë e kam bërë këtë veprim për 22 vjet. Nuk është hera e parë që kam paguar për ushqimet e dikujt. Kjo nuk është hera e parë që as ata kanë paguar për ushqimin e dikujt, ” tha Sojo.” Nuk është se shkojmë dhe e bëjmë këtë gjest gjithmonë, por ju e dini, kur shihni fytyrën e dikujt dhe vini re se ata kanë nevojë për ju, dhe se janë në të vërtetë të uritur është shumë e vështirë që një qenie njerëzore të largohet nga një situatë e tillë. Ne nuk jemi rritur kështu. Prandaj ai ishte veprimi i duhur për të bërë. “, përfundoi ai.