Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është bërë mjaft i njohur për publikun shqiptar falë emisioneve të ndryshme ku ka marrë pjesë. Siç dihet ai në tetor do të rikthehet në ekran me reality shown “Hell’s Kitchen” që u prit mjaft mirë në sezonin e tij të parë.
Këtë fundjavë Renato ka vendosur ta kalojë në plazh dhe ndryshe nga të shumtët ka treguar se ushqimin nuk e konsumon kurrë në restorantet e plazheve por merr bukë me vete nga shtëpia.
Shefi i njohur ka publikuar një foto ku shihet teksa konsumon ushqimin e përgatitur vetë dhe pranë saj ka shkruar: Bëni kujdes ku hani të dashur miq kur shkoni në plazh, ose bukë me vete si shefi (nëse mundeni)”.