Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar pak minuta më parë në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke notuar në det.
Në videon e cilësuar ‘Motto of the day’, Meta përshëndet të gjithë ndjekësit duuke thënë: “Të dashur miq, më mirë në det se në pishinë”, shprehje kjo me të cilën në mënyrë indirekte thumbon keq kryeministrin Rama.
Kujtojmë se, Rama pak ditë më parë nuk shkoi ta takonte Presidentin gjatë pritjes së tij, ndërsa thuhej se ishte duke bërë not në një pishinë pranë Presidencës.
Mesa duket politikanët vështirë se i lënë mënjanë sulmet politike edhe në këto ditë të nxehta vere.