Një ditë para protestës së opozitës, kryeministri Rama ka mesazh në Facebook për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Kreu i qeverisë duke cituar një shprehje të Martin Luther King thotë se protestat e dhunshme nuk të çojnë në fitore dhe këtë e gjë e dinë dhe ata që i bëjnë.
‘Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King‘ shkruan Rama.
Opozita nesër në orën 20:00 do të zhvillojë protestën e 10-të kombëtare para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. Lideri demokrat dhe kryetarja e LSI-së u bënë thirrje sot qytetarëve që të bashkohen nesër në protestë.
Por PD dhe LSI-ja kanë divergjenca përsa i përket 13 Tetorit, që Meta e shpalli si datë zgjedhjesh për vendoret, pasi Basha kërkon më parë largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore, ndërsa për Kryemadhin është ditë zgjedhjesh. Opozita dhe Presidenti nuk e njohin 30 Qershorin.