Psikologia e njohur Denada Toce, burri i së cilës, Arben Skënderi, garon përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, ka regjur pak pas mbylljes së votimeve.
Në një koment të lënë në Facebook, ajo ka ironizuar veshjen e kryeministrit Edi Rama.
“Kur shikojmë çfarë shikojmë, dëgjojmë çfarë dëgjojmë, kemi të drejtë të mendojmë çfarë mendojmë”, ka shkruar ajo.