Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për datën 30 qershor. Sipas ambasadës amerikane, zgjedhjet lokale në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen më 30 qershor.
“Votimi është planifikuar nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki shqiptare. Numërimi do të vazhdojë më pas në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë në disa bashki. Incidentet e kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke rritur perspektivën e dhunës shtesë ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, në ditët që i paraprijnë dhe pas numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thekson në mesazhin e saj ambasada amerikane.
Ndaj ajo këshillon gjithë qytetarët amerikane që janë në Shqipëri, që të:
Qëndroni vigjilent rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore
Shmangni çdo zonë ku ka shenja të dhunës
Jini të vetëdijshëm për zonën tuaj
Monitoroni mediat lokale për përditësime
Mbani një profil të ulët/