Parlamenti gjerman ka miratuar më 6 qershor ligjin për lu ftën ndaj punësimit në të zezë. Përpara se të nënshkruhet nga presidenti, duhet të kalojë fillimisht në Dhomën e Landeve.
Ligji përmban dy elementë, për ata që vijnë në nga vendet e BE, vetëm për të marrë shpërblimin nga Gjermania dhe për punëtorët mëditës. Për kategorinë e parë ligji parashikon, që shpërblimi për fëmijët do të merret, vetëm nëse ke jetuar 3 muaj në Gjermani dhe kë kontratë punë.
Përsa i përket punëtorëve me mëditje, kategori në të cilën futen edhe shumë shqiptarë, mund të gjobiten deri në 5 mijë euro nëse kapen duke punuar në të zezë, shkruan DW. Por Qarku Koordinativ kundër Tr afikimit të Qenieve njerëzore, e ka kritikuar këtë masë, pasi sipas tyre go diten hallexhinjtë dhe jo tr afikantët e vërtetë.
Për këtë arsye, kjo gjobë do të aplikohet vetëm në rastet ek streme. Qëllimi i kësaj mase është nxitja e emigrantëve, për të kërkuar punë legale. Gjithashtu ligji parashikon se punëtorët në të zezë, mund të hedhin në gjyq punëdhënësin, edhe nëse ky ab uzon me ta.
Kjo konsiston në faktin se nëse dikush nuk është paguar nga punëdhënësi, mund ta hedhë në gjyq dhe të marrë dëmshpërblim. Emigrantët nuk e shfr ytëzojnë këtë mundësi, pasi kanë fr ikë se mos paditen për punë në të zezë, por në praktikë përgjegjësia bie mbi punëdhënësin dhe jo mbi punëmarrësin.