Marku përplaset me Anila Bashën: Çfarë ke, pse bërtet? Nuk je kamariere e Ramës!

682
0

Mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Opinion” me temë “Meta, Rama, Basha, kartat e fundit” nuk kanë munguar as ngritjet e zërit e debatet e ashpra mes të ftuarve.

Pjesë e panelit në studio ishin gazetarja Anila Basha, analistët Mark Marku, Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha.

Sipas Anila Bashës në Shqipëri zgjedhjet kanë qenë problematike gjithmonë, por kjo sipas Mark Markut nuk është arsye që ato të vazhdojnë të jenë problematike.

Debati

Mark Marku: Çfarë ke pse bërtet? Çfarë ke? Pse bërtet?

Anila Basha: Po ju bërtas sepse nuk të lini të flasësh.

Mark Marku: Kujt po i bërtet? Se unë nuk ju dëgjoj fare.

Anila Basha: Po ngre zërin se nuk po bërtas.

Mark Marku: Po ngre zërin pra, kujt po i bërtet?

Anila Basha: E pra nuk është e bërtitme.

Mark Marku: Po çfarë?

Anila Basha: Është e folur me ton.

Mark Marku: Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës.

Anila Basha: Ata që kanë vjedhur votat le të dënohen sipas ligjit.

Mark Marku: Kush i dënon, pse nuk hapet procesi?

Anila Basha: Gjykata mo dhe prokuroria.

Mark Marku: Lërë tani se s’jeni në rregull.

Anila Basha: Po jo, se nuk flitet kështu.