‘Nuk e kam thënë kurrë..’, gjesti që Agron Llakaj ka bërë për Besin do t’ju prekë

1910
0

Aktori i njohur Bes Kallaku e ka nisur karrierën e  tij  në një moshë shumë të vogël dhe udhëtonte nga Bubqi për në Tiranë për të marr pjesë në spektaklin Portokalli.

I ftuar në ‘Late night show’, Besi ka zbuluar se në fillimet e tij ai flinte në karrige dhe moderatori asaj kohe i Portokalli Agron Llakaj ka qenë i pari që e ka ndihmuar.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mija flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që në fillimet e mija më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde flija te shtëpia ime dhe hajde ha te shtëpia ime,” ka thënë Besi në emision.