Plazhet e mbushura nga baktere mishngrënëse

1473
0

Plazhet mund të pushtohen shumë shpejtë nga bakteret mishngrënëse. Është ky alarmi që jep Universiteti i Philadelphia në SHBA, i cili po kryen një studim lidhur me detet.

Kështu është zbuluar se rritja e temperaturave mund të shtojë bakteret mishngrënëse. Deri më tani janë pesë rastet e pushuesve në brigjet amerikane, të cilat janë sulmuar, ndërkohë që rastet pritet të shtohen.

Sipas studimit, këto baktere, dalin kur temperaturat e sipërfaqes së ujit shkojnë mbi 13 gradë celcius, dhe janë shpesh të zakonshme në ujërat e shteteve të Texas, Florida dhe Louisiana. Kohëve të fundit temperaturat e ujit janë rritur ndjeshëm dhe për pasojë edhe këto baktere të rrezikshme.

Mjekët e Cooper University Hospital të Camden, në New Jersey, kanë trajtuar vetëm një rast të bakterit Vibrio nga vitit 2008 deri në 2016. Por vetëm gjatë dy verave të kaluara në 2017 dhe 2018, në spital janë trajtuar pesë raste të tilla, njëri prej tyre e pasojë vdekjen.

Këto baktere hyjnë në kontakt me mishin dhe përhapin një infeksion që ha gradualisht mishin, shkruan noa.al.

Procesi i përhapjes është shumë i shpejtë dhe pasohet me një sërë komplikimesh, të cilat rrezikojnë edhe jetën