Kryemadhi: Iliri t’i kthehet jetës normale, të garojë përballë meje për LSI-në

657
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk ësht ëkundër që Ilir Meta, bashkëshorti i saj, të lë postin e Presidentit dhe t’i kthehet jetës politike.

Kjo do të thotë mundësia që ai të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por për këtë ajo tha se do të duhet t hyjë në një garë për kryetar, përballë saj që aktualisht drejton partinë që ja la bashkëshorti i saj duke u bërë kryetar shteti. Në një fjalë për gazetarët duke marshuar nga selia e LSI-së drejt kryeministrisë për protestën e nëntë të opozitë joparlamentare kundër qeverisë, Kryemadhi tha se Meta duhet t’i kthehet jetës normale. Ajo tha se nuk kanë ndikuar në vendimet politike të njëri-tjetrit, por thotë se kanë marrë vetëm kosto nga vendimet e tyre në karrierën politike dhe jo benefitet.

“Jam e lumtur nëse Meta do t’i rikthejej jetës normale. Asnjë s’ka ndikuar. Gjithsecili ka pasur karrierën e tij, i kemi marrë kostot njëri tjetrit jo benefitet.

Do të dëshiroja të vinte të kandidonte të hynim në një garë të vërtetë, dhe të shikonin kush do fitojë”, tha Kryemadhi.