Gjiknuri: Ta bëjmë 30 qershorin një “tërmet”

655
0

Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka vazhduar aktivitetet elektorale në Vlorë. Gjiknuri ka përdorur fjalën “tërmet” për të përshkruar rezultatin e 30 qershorit; të njëjtën fjalë që sipas përgjimeve të publikuara nga gazeta Bild ai përdori për zgjedhjet në Dibër.

“Të dalim masivisht në votime. Ta bëjmë siç duhet, ta bëjmë “termet” të vërtetë. Vlora ta japë votën dhe të çojë një sinjal në Tiranë se vota e vlonjatëve ishte masive. Ti themi Edi Ramës faleminderit për ato që ke bërë dhe je në borxh për pjesën tjetër të mandatit”.

Ndërsa gjatë një takimi në zonën e Shushicës, Gjiknuri theksoi se socialistët nuk blejnë vota.

“Forca e pushtetit qëndron tek vota. Nuk ka shans ta tjetërsosh votën e popullit. Le të thotë ndonjëri që ne paskemi blerë zgjedhjet në Vlorë! Ne e kemi merituar fitoren”.