E fundit/ Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet

2097
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar heqjen e vizave me një tjetër shtet.

Referuar marrëveshjes së miratuar në parim,  shtetasit nga Bjellorusia nuk do të duhet më të aplikojnë për vizë për t’u futur në Shqipëri.

Marrëveshja e miratuar në parim, është një marrëveshje e ndërsjelltë, që do të thotë se edhe shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Bjellorusisë, nuk do të kenë më nevojë të aplikojnë për vizë pasi marrëveshja të marrë fuqi ligjore.