Nesër 10 përgjime të reja nga “Bild”, ja emrat e përfshirë

967
0

Gazeta gjermane “Bild” ka paralajmëruar se pasditen e së enjtes do të publikoj dhe 10 përgjime të reja.

Mësohet se materialet e reja lidhen përsëri me manipulimet e votave në favor të Partisë Socialiste në zonën e Dibrës.

Gazetari Peter Tiede, do të publikojë në gazetën gjermane përgjimet të cilat janë kryer nga prokuroria shqiptare. Ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në përgjimet e reja përfshihen zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste dhe persona të lidhur me aktivitete kriminale.

Në to flitet sërish për blerjen e votave. Por edhe për shantazhe dhe mbledhjen e kartave të identitetit për votues të njohur si mbështetës të opozitës duke pamundësuar votimin e tyre.

Dialogjet tregojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët u premtonin bosëve të krimit lehtësira në shkëmbim të angazhimit të tyre në terren në favor të Partisë Socialiste.

Në njërën nga bisedat e përgjuara, dëgjohet komunikimi i shefit të komisariatit të Dibrës, Robert Aga i mburret specifikisht ministrit Damian Gjiknuri, në atë kohë shef i shtabit elektoral për Dibrën, se ai bashkë me njerëzit e tij, ka aplikuar një strategji të tijën në mënyrë që PS të fitojë zgjedhjet.

Kujtojmë që “Bild” ka publikuar përgjime për dojesn 339 si dhe për dosjen 184 të cilat kanë tronditur jo pak PS, por dhe opinionin publik./ Opinion.al E.Xh.