Banorët e Unazës së Re, të cilët vazhdojnë protestën e tyre të përmbrëmshme prej muajsh, kanë patur një vizitor special.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Fatos Nano i cili ka kaluar në zonën ku protestohej bashkë me bashkëshorten e tij, Xhoanën,
Teksa protestuesit i treguan dy gishtat, Nano iu është përgjigjur me Ok, ndërsa nuk kanë munguar as buzëqeshjet nga të dyja palët.
Nano: S’ka Burrë që ju prish juve banesat!!
Një banor me inicialet R.R: Na e bëre dhuratë Edi Ramën?
Nano: Jam bërë pishman para Zotit! (thotë Rama ik, duke bërë edhe xhestin me gisht).
Ish-kryeministri Fatos Nano është njeriu që rikthehu në Shqipëri Edi Ramën dhe e katapultoi atë në politikë.
Por pendimin e tij për këtë veprim ai e ka shprehur disa herë, dhe përshëndetja me banorët e Astirit e përforcon këtë.
Më herët Nano kishte përplasje të forta me Edi Ramën pasi nuk gjeti mbështetjen e tij kur kandidoi për President të Republikës.