Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ndeshje miqësore me qëllime bamirësie mes ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Dy yjet kosovarë, bashkë me miqtë e tyre kanë dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit.
Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Sfida përfundoi me rezultatin 4-4, ndërsa një nga momentet më interesante të kësaj sfide ishte hyrja në fushë e një tifozi.
Ai vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit i puthi edhe këmbët, teksa ky i fundit mbeti i shtangur nga veprimi i tifozit.
Kujtojmë se Granit Xhaka, ka shumë tifozë në Kosovë, megjithatë ky gjest është për t’u befasuar.