Në fshatin Stroskë të Prenjasit, Alesia është një vajzë 11 vjeçare, mjaft e zgjuar. Dëshira e saj më e madhe është që të studiojë, në shkollë është e dalluar dhe nuk ka munguar asnjë ditë edhe pse gjendja e saj shëndetësore e pengon të jetë si gjithë bashkëmoshataret e saj. Vajza nuk mund të ecë dot.
E ëma e saj Zhaneta sakrifikon që vajza të shkollohet çdo ditë e merr në krahë dhe e çon në shkollë.
“Nuk kemi mundësi ekonomike ta dërgojmë vajzën në shkollë. Vetëm KEMP-in kemi dhe një ndihmë të vogël ekonomike si burim të ardhurash. Nuk na dalin. E marr në krahë e dërgoj në shkollë. Vajza nuk do të qëndrojë në shtëpi. Është e sëmurë shumë, doja ta kontrolloja në spital. Në Tiranë në spital kam kërkuar por nuk më kanë ndihmuar. Nuk më kanë dhënë shpresë. Dua ti siguroj transportin. I thashë mësueses do ta sjell edhe për provim pastaj nuk mundem më ta çoj në shkollë. Vajza më pa me inat. Në mësime është e para në klasë. Edhe në shi, në acar e çojë në shkollë. Ne nuk kemi bërë asnjë mungesë në shkollë gjithë vitin. Vështirësi ka plot. Edhe kur shkojmë në Tirane mezi lëvizim. Transporti është shumë problem”.
Edhe mësuesja e merr në krahë kur Alesia shkruan me shkumës në tabelën e zezë “Prindërit e saj janë heronj, e sjellin çdo ditë në klasë. Mëson shumë dhe është nxënësja më e mirë e klasës”.
Vetë vajza mes ngashërimave thotë se dëshiron që kur të rritet të bëhet mësuese “Kam nevojë për një makinë që mami mos të lodhet, dua të mësoj që të bëhem mësuese”.