Si të aplikoni online për pasaportë dhe kartë identiteti

7762
0

Kanë kaluar 10 vite që kur qytetarët shqiptar filluan të pajisen me pasaportat e reja që përfshinin të dhëna biometrike. Pajisja e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike atë kohë ishte një nga kriteret që duhej të plotësonte Shqipëria, që të merrte “dritën jeshile” për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj në zonën Shengen

Por kanë kaluar tashmë 10 vite, dhe pasaportat e para po fillojnë ngadale ngadalë të skadojnë, kështu që qytetarët janë të detyruar për ti rinovuar ato.

Në këtë artikull do mësoni hap për hap se si të aplikoni online për të marrë ose rinovuar pasaportën Shqiptare

Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t’u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

Për të aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti duhet që ju të aplikoni on-linë përmes internetit (nga një celular smartphone apo një kompjuter) tek portali
www.e-albania.al

veproni si më poshtë:

Hapi i parë: Klikoni Regjistrohu:

Kujdes ! Per femijët nën moshën 16 vjeç, aplikimi kryhet me të dhënat e njërit prind, dhe tek formulari aplikimit klikoni lart djathtas «aplikoj për fëmijë». Çdo qytetar mbi moshën 16 vjeç aplikon me të dhënat e tij.

Plotësoni të gjitha të dhënat:

Plotësoni të gjitha të dhënat:

  1. Kodi i përdoruesit, vendosni nr. e identifikimit që ndodhet në pasaportën biometrike/kartën e identitetit ose në certifikatën tuaj si p.sh kodi: H12345788B
  2. Fjalëkalimi/password, sigurohuni që fjalëkalimi të ketë te paktën 7 karaktere p.sh: emri2017
  3. Email: Vendosni e-mail-in tuaj. Kujdes, e-mail-i që do vini duhet të përdoret se në rastin e bllokimit të llogarisë suaj pa dashje, në këtë adresë do të vijnë të gjitha njoftimet që kanë te bëjnë me llogarinë tuaj.
  4. Telefoni : 003069……….
  5. Të dhënat personale (ëmër, mbiemër, atësi): Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile.

Kujdes! Kur emri juaj ka ç ose ë do shkruhet vetëm keshtu ( jo me c apo e)

Pasi të keni bëre regjistrimin, do ju vijë një kod në celular te cilin e vendosni dhe aktivizoni llogarinë tuaj.

Pastaj kaloni prap në faqen kryesore .

Hapi i dyte : Klikoni Hyr:

Pasi të rregjistroheni do tju duhet të logoni në llogarinë tuaj. Kliko tek “Hyr”,

-Identifikohuni duke dhënë përgjigjen “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim” dhe në vazhdim vendosni të dhënat tuaja (nr. personal dhe fjalëkalimin).

Pasi të hyni në llogari:

– Kërko shërbimin: Shkruani “Aplikim për pasaportë dhe Kartë ID “

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti”

– Klikoni butonin “Përdor”

– Shtypni “Krijo një aplikim të ri”, filloni më aplikimin dukë plotësuar gjithë të dhënat sikurse i këni në cërtifikatën tuaj shqiptarë. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t’ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)

– Ngarkoni dokumentin tuaj: pasaportën, dënoncimin apo cërtifikatë (sipas rastit)

– Shtypni: “Apliko” dhe do prisni deri sa të ju nxjërrë një numër të gjatë të koduar më numra dhë shkronja

– Ndiqni procedurat për të kryer pagesën

– Paraqituni në përfaqësi për të për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe firmosur ( e detyrueshme)

Për më tepër ndihmë për procedurën e regjistimit në portalin qeveritar e-albania, ndiqni këtë video në lidhjen si më poshtë: