Blendi Fevziu përplaset me Sokol Ballën, plas keq në studio

1577
0

Gazetarët e njohur Blendi Fevziu dhe Sokol Balla u p.ë.rplasën mes tyre mbi p.ërgjimet e dosjeve e shume perfolura 339 dhe 184.

Aty pretendohet se perfshihen zyrtarë të lartë socialistë te cilet janë kapur duke blerë vota me persona me precedentë penalë.

Gazetari Balla tha se këto dosje nuk mund ti atashohen kryeministrit Rama sa kohë sipas tij nuk ka prova, ndërsa gazetari Fevziu tha se është e paprecedentë që në kohën që vendi po shkon në përplasje civile, Prokuroria të mos ketë një përgjigje.

‘Është e paprecedentë deri më tani që Prokuroria të mos ketë asnjë deklaratë për hetimet. Sepse minimumi populli po shkon në konflikt civile dhe duhet të ishin hapur hetimet.

Që më 18 shkurt vendi ka hyrë në një spirale të panjohur dhe Prokuroria nuk qetëson publikun që këto dy përgjime që të thotë se i kemi hapur. Mund të kishte thirrur personat e përfshirë por që nuk na rezulton, ose mund të thoshte që na duhen edhe 10 vite për ta hetuar.”, tha Fevziu.