Një debat është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.
Ky i fundit akuzoi Lleshajn se po rrihte kot qytetarët, ndërsa ministri theksoi se është dora e zezë e opozitës që po shkakton këto ngjarje.
Ndërkohë, gjatë debatit ka ndërhyrë policia duke larguar Spahinë, por një moment, njëri prej tyre tentoi të largojë me kujdes.
Kjo nuk i ka pëlqyer shefit të tij, i cili e ka kapur prej krahu duke e shtyrë në drejtim të ish-deputetit.
Ky veprim ka marrë mjaft reagimë në rrjetet sociale, më shumë se sa vetë debati mes dy politikanëve, i cili zhvillohet në një rrafsh politik.