12 vite bashkë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani martohen zyrtarisht (Foto)

1383
0

Dy personazhet shumë të dashur për publikun kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në privatësi totale pas 12 vitesh lidhje.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë celebruar më 7 maj të këtij viti, larg njerëzve dhe zhurmave, në një ishull të pabanuar.

Albani ka publikuar ditën e sotme disa foto nga kurorëzimi, ndërsa me anë të një dedikimi për Miriamin tregon se tashmë i kanë shkëmbyer unazat, ndonëse dasmën e kanë mbajtur të fshehtë.

Dedikimi i plotë:

PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. 

U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! 

U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. 

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar.

Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. 
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.

PO … deri sa vd ekja te na ndaje!