Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare që emigroi nga Fieri drejt Greqisënë moshë të vogël është mjaft e komentuar së fundmi. Ajo ka pranuar publikisht origjinën shqiptare kur ishte mjaftueshëm e famshme. Ajo vitin e shkuar ka përfaqësuar Qipron në Eurosong ku dhe u rendit e dyta. Ndërsa këtë vit Eleni ishte e ftuara speciale e Eurosong 2019 në Izrael.
Gjatë qëndrimit në Izrael ajo bëri testin e Heritage, për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.
Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren. Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.
“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit të Heritage.
Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%./shqiptarja.com/