Jonida Maliqi në finale, ka dy fjalë për shqiptarët

1319
0

Mbrëmë të gjithë shqiptarët janë lumturuar nga kualifikimi i saj në finalen e Eurovizionit. Intepretimi live i këngës “Ktheju Tokës” çoi Shqipërinë në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Pas emocioneve të mëdha që përjetoi mbrëmë në gjysmëfinale, Jonida ka disa fjalë për të thënë për këtë eksperiencë, por edhe për finalen e madhe të së shtunës.

“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthehen gjithmonë në tokë”. Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat evropianë që këndonin shqip #Kthejutokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet!

Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova. Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania!

Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës. Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin, por edhe me njëri-tjetrin. U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse! Ju dua shumë, shihemi në finale”,-ka shkruar Jonida në Instagram.